All
AISER Implant Albania, zhvilloi, më 22 shkurt 2025, një aktivitet promovues ekskluziv, të titulluar "Aiser Implant Open Day", ku morën pjesë mjekë stomatologë, dentistë, kirurgë oralë dhe teknikë dentarë të shumtë nga i gjithë rajoni.
Ky organizim krijoi mundësinë e njohjes më nga afër me teknologjinë dhe përfitimet e veçanta që mundëson përdorimi i implantit zviceran AISER, duke u fokusuar në inovacionet më të fundit në fushën e implantologjisë.
Gjatë eventit, kirurgu Dr. Klevis Sota nga Shqipëria prezantoi kitet kirurgjikale të “Aiser”, si edhe disa raste të veçanta klinike, duke shpjeguar zgjidhjet e aplikueshme.
Dr. Davide Malacrino nga Italia paraqiti sistemin e plotë dhe tërësinë e kapacitetit teknik implantues të Aiser, ndërsa Daniel Romanov nga Ukraina theksoi rëndësinë që i kushtohet aspektit laboratorik të ndërtimit të implanteve “Aiser”.
Pjesëmarrësit kishin mundësinë të merrnin pjesë në demonstrime teknike dhe klinike, të diskutonin me ekspertë të implantologjisë dhe të bënin networking me kolegët e tyre që ushtrojnë këtë profesion.
Përveçse një mundësi e shkëlqyer për të qenë të informuar mbi zhvillimet më të fundit në implantologji dhe kjo konferencë çeli siparin për të eksploruar mundësi të reja për përmirësimin e praktikave të tyre.
Aktiviteti u zhvillua në Tiranë, në ambientet e sallës së konferencave të “iClear Center Albania”.
Swiss Quality at its Peak!
 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqShqip